Prokuroria kërkon ndalimin e Valon Zymberit dhe dy të tjerëve për sulmin ndaj kryetarit të “Intelektualëve”

Drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij dyshohet se sulmuan kryetarin e tifogrupit Intelektualët, Taulant Byqmeti, pas ndeshjes së Kupës së Kosovës në një lokal në Gjilan. Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një seancë dëgjimore për të vendosur për ndalimin e personave të përfshirë dhe për procedurat gjyqësore të ardhshme, sipas kërkesës së Prokurorisë

Pamje të siguruara nga RTV Dukagjini

Drejtori sportiv i klubit futbollistik “Drita”, Valon Zymberi, dhe disa prej shokëve të tij dyshohet se kanë sulmuar kryetarin e tifogrupit “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.

Rasti ka ndodhur në një lokal pas ndeshjes së fundit të Kupës së Kosovës, mes klubit të Gjilanit dhe atij të Prishtinës.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar për Dukagjinin se një hetim është në proces dhe një seancë dëgjimore është caktuar për sot në ora 15:00.

Gjatë kësaj seance pritet të vendoset për ndalimin e personave të caktuar dhe për procedurat gjyqësore të ardhshme.

“Kërkesa e Prokurorisë për të pandehurit është ndalimi i ofrimit të personave të caktuar dhe lajmërim në Stacionin Policor në Gjilan. Gjyqtari i procedurës paraprake ne lidhje me këtë çështje sot do te mbajë seancën dëgjimore në ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seancës do të nxjerr aktvendim”, ka thënë zëdhënësi i Gjykatës për Dukagjinin.

Në videon ekskluzive e siguruar nga RTV Dukagjini, pretendohet se sulmuesit janë drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë të tij, të cilët thuhet se janë të afërm me të dhe drejtuesit e tjerë të Dritës.

Menjëherë pas sulmit ndaj Byqmetit, ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka ftuar në intervistim të dyshuarit.

“Dje rreth orës 18:10, Njësitet Policore të Stacionit Policor Gjilan kanë reaguar në një rast të raportuar se në një kafiteri të qytetit në Gjilan disa persona kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterise”.

“Për këtë rast, Policia ka vepruar duke arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kanë marrë pjesë në këtë rast. Te dyshuarit janë intervistuar në Stacionin Policor Gjilan dhe do ndërmerren veprime ligjore ne koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet nga policia.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika