Nisin hetimet në Spitalin e Gjakovës pas ankesës se një person vdiq si pasojë e mostrajtimit adekuat
Policia ka nisur hetimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Spitalin e Gjakovës pas vdekjes së një personi. Familjarët e viktimës kanë ngritur dyshime se vdekja e tij ka qenë rezultat i mostrajtimit të duhur mjekësor. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në spital kur ndërroi jetë. […]
Policia ka nisur hetimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Spitalin e Gjakovës pas vdekjes së një personi.
Familjarët e viktimës kanë ngritur dyshime se vdekja e tij ka qenë rezultat i mostrajtimit të duhur mjekësor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke u trajtuar në spital kur ndërroi jetë.
Për këtë arsye, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.















