Nisin hetimet për djegien e deponisë në Sferkë, helmohen banorët e ngordhin 1500 pula

Banorët e fshatit Sfërkë të Pejës po vazhdojnë protestën në shenjë pakënaqësie për dëmin që po u shkaktohet nga djegia e deponisë. Ata kanë marr trajtim mjekësor për shkak të helmimit, ndërkohë kanë ngordhur edhe rreth 1500 pula të një ferme. Prokuroria Themelore ka nisur hetimet.

Ndonëse po u dëmtohet shëndeti dorë s’po heqin nga qëllimi që kanë.

Me maska, banorët e fshatit Sfërkë e Pejës po vazhdojnë protestën tek rruga që çon për tek deponia.

Kjo e fundit është përfshirë nga zjarri tash e disa ditë, e si pasojë mbrëmë janë helmuar disa qytetarë.

Ibrahim Bajrami, që mbrëmë pati nevojë për trajtim mjekësor ka treguar për problemet që po ua shkakton deponia.

Ai tha se ka vite që e kanë paditur kompaninë “Ambienti” e Komunën e Pejës.

I shqetësuar për këtë gjendje është edhe një tjetër banorë.

Për shkak të tymit që po lirohet nga djegia e deponisë, po ngordhin edhe pulat e një ferme këtu në fshat.

Ukaj tha së kjo s’është hera e parë që po dëmtohen.

Pikërisht për zjarrin hetime kanë nisur nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Ndërkohë për shkak të tymit mbrëmë ekipet mjekësore u kanë ofruar trajtim protestueseve.

Nga Spitali i Pejës për Televizionin Dukagjini bën të ditur se një person është liruar në gjendje stabile pas trajtimit mjekësor.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika