Nisin hetimet për manipulim votash edhe në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka iniciuar hetime për rastin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash.

Veprimet u ndërmorën pas pranimit të informatave lidhur me procesin e rinumërimit, me autorizim të kryeprokurorit, Petrit Kryeziu, dhe po kryhen me vetiniciativë të Prokurorisë.

Hetimet lidhen me dyshimet për shkelje të të drejtave të votimit, të parashikuara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë ditës, pas intervistimit të të dyshuarve në polici, do të lëshohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejshme hetimore.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika