Nisin hetimet për pasurinë e Elvana Gjatës

Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka nisur hetimin pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi i doli emri në komunikimet e njeriut të botës së krimit, Ervin Matës, në telefonat e koduar SKY ECC.

Klan News raporton se Prokuroria Speciale në Shqipëri do të hetojë pasurinë e këngëtares së njohur, pasi në bisedat e Ervin Matës përmendej emri i këngëtares dhe shuma të konsiderueshme parash që do të transferoheshin nga llogaria e saj.

Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur katër persona u arrestuan dhe gjashtë të tjerë u shpallën në kërkim. Në mesin e të kërkuarve është edhe Ervin Mata, që para pak viteve kishte lidhje dashurie me Elvana Gjatën.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika