Nisin hetimet për personin nga Klina, që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për personin nga Klina, që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka nisur hetimet për rastin ku një person në Klinë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një familjare të tij.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur gjithashtu se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Tashmë në polici janë marrë autorizimet e nevojshme për veprimet hetimore. Për momentin një person është ndaluar për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi, duke shtuar se nuk mund të japë asnjë informacion tjetër.

Më 30 prill, Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Klinë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, viktima është dërguar në strehimore.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika