Nisin hetimet për punësime në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka inicuar hetimet lidhur me punësimet e fundit në një konkurs të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK).

Kjo pas akuzave për punësime në baza familjare e partiake.

“Pas raportimeve të publikuara në disa portale lidhur me pretendimet se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), më katër prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar hetime, që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore

Ndryshe, të martën e pesë prillit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje(LVV) se, e njëjta, ka punësuar familjarë në KEK.

Kjo parti ka kërkuar anulimin e konkursit, derisa ka paralajmëruar kallëzim penal.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa ka reaguar mbi procesin e aplikimit për punë, është shprehur kritik mbi veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje – partia në pushtet, duke e akuzuar për nepotizëm masiv.

“Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ndryshe, mbi katër mijë qytetarë kanë aplikuar për mbi 100 vende pune në KEK.

Sipas kryetarit të LDK-së, ky aplikim nuk ka pasur rëndësi, ngase siç ka theksuar ai, vendet e punës ishin të parandara për familjarët e partisë në pushtet.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mohuar në mënyrë kategorike se të punësuarit e fundit në KEK kanë lidhje familjare apo janë militantë të LVV-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Nuk ka punësim të militantëve, ka komisione të cilët bëjnë një vlerësim pasi që ka teste edhe me shkrim edhe intervistim, dhe ka edhe të drejtë ankese, nëse ka pasur ndonjë parregullsi apo padrejtësi, ankesa dhe shqyrtimi do ta rregullojë”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika