Kanë nisur homazhet për nder të ish-presidentit Nishani

Kanë nisur homazhet në sallën “Skënderbeu” të Presidencës shqiptare në nder të ish-presidentit  të Shqipërisë, Bujar Nishani

Pamje nga homazhet e mbajtura për ish presidentin Nishani, gjatë mesditës së mërkurës 2022

Paraditen e së mërkurës, nga ora 10:00-14:00 dhe pasdite 16:30-22:00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Pamje nga homazhet e mbajtura për ish presidentin Nishani, gjatë mesditës së mërkurës 2022

Dhimbjen për vdekjen e Nishanit e shprehu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm në homazhe.

Në fjalën e tij, Berisha tha se ish-Presidenti ishte një “një qytetar shembullor, prind i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik”.

Pamje nga homazhet e mbajtura për ish presidentin Nishani, gjatë mesditës së mërkurës 2022

Automjeti me arkëmortin e ish-kreut të shtetit kaloi mbrëmjen e së martës në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ish-presidenti Nishani u nderua edhe nga forcat policore të Kosovës.

Arkëmorti u vendos në sallën e Presidencës “Skënderbeu” dhe të enjten pas orës 12:00, do të dërgohet për te varrezat e Sharrës.

Pamje nga homazhet e mbajtura për ish presidentin Nishani, gjatë mesditës së mërkurës 2022

Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij.

Pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Për ndarjen e tij nga jeta, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nga mediat ndërkombëtare.

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Nishani niset për në Shqipëri

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika