Nisin përgatitjet për hapjen e Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore

Pas mbylljes së nëntë postave ilegale në veri të Kosovës, në qendër të Mitrovicës Veriore kanë filluar përgatitjet për hapjen e Postës së Kosovës. Dukagjini ka mësuar nga burime të afërta me zhvillimet se hapja dhe kryerja e shërbimeve në këtë institucion do të fillojë që nga nesër

Urime po i thonë njëri-tjetrit, por hapja nuk është sot.

Bëhet fjalë për Postën e Kosovës, e cila tashmë e ka zënë vendin e një butiku rrobash në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.

Ky objekt tash është në pronësi të AKP-së, pasi është njëri ndër objektet e uzurpuar nga pronar të komunitetit serb në Kosovë.

E për postën e Kosovës po bëhen përgatitjet e fundit që së shpejti edhe të jetë e gatshme për qytetarët.

Nesër po ashtu pritet që në hapjen e Postës të jenë pjesë edhe zyrtarë të shtetit.

Kujtojmë që nëntë objektet, ku vepronte Posta e Serbisë në veri të Kosovës, janë mbyllur në fillim të muajit gusht, veprim i cili u kundërshtua nga Bashkimi Evropian.

Këto posta, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, vepronin në mënyrë ilegale në katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Aksioni ishte ndërmarrë pas një shkrese- informate të pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe të paregjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Pos kësaj, javëve të fundit në veri janë mbyllur edhe pompa derivatesh e gjithashtu ka nisur që rrjete marketesh e të tjera, të hapin përfaqësitë e tyre në Mitrovicën Veriore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika