Nisin përgatitjet për protestën e OVL-UÇK-së në Shkup

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka nisur përgatitjet për protestën e radhës në Shkup, me kërkesë për drejtësi ndaj ish-komandantëve të luftës që mbahen në Hagë.

Sipas një njoftimi të OVL-UÇK-së, sot është zhvilluar një takim me kryetarët e degëve ku u diskutuan përgatitjet përfundimtare të protestës.

Ajo do të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 13:00.

Organizata i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, e cila është e pesta me radhë në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së.

Të fundit nga rubrika