Partia e Fatmir Limajt ka dorëzuar aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje si parti e vetme, pa u bashkuar në ndonjë koalicion.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Nisma kishte garuar në koalicion me AAK-në, e cila edhe ajo këtë herë do të garojë e vetme.

Nisma ka pasur tre deputetë në Kuvend.

Së fundmi, partia ka zhvilluar bisedime edhe me LDK-në, por në fund është vendosur që të mos garojë me ta në një listë të përbashkët.