Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë vdekur dy persona si pasojë e një vetaksidenti rrugor në Mitrovicë.a

Sipas policisë viktimat janë të moshës 19 dhe 17 vjeç, njëri nga e ka humbur jetën në vendin e ngjarjes kurse tjetri ka vdekur pasi është dërguar në emërgjencë

“Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Në njoftim thuhet edhe se me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.