Një 19-vjeçar vritet me armë zjarri në Vushtrri, i dyshuari në kërkim

Një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri të dielën në Vushtrri, ka konfirmuar Policia e Kosovës

Pamje nga vendi i ngjarjes - Vushtrri 23 mars 2025.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Dukagjinin se rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

“Sipas hetimeve fillestare, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka humbur jetën viktima, një mashkull kosovar rreth 19 vjeç”, ka deklaruar Zahiti.

Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Mediat lokale kanë publikuar edhe video nga vendi i nagjarjes, ku shihet që ngjarja tragjike ka ndodhur përball një kafeneje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika