Një 21-vjeçar humb jetën pas aksidentit në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi mbrëmë në Pestovë të Vushtrrisë

Foto ilustruese

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, afër fshatit Pestovë të Vushtrrisë.

Policia e Mitrovicës ka pranuar informacionin për aksidentin rreth orës 22:00, ku një automjet me targa vendore ishte e përfshirë.

I riu 21-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda në aksident, u transportua menjëherë për trajtim mjekësor.

Ndërsa, rreth orës 00:40 të datës 7 nëntor, emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka konfirmuar se i riu nuk i mbijetoi plagëve të pësuara dhe ndërroi jetë.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prokurori kujdestar është informuar menjëherë për rastin dhe, me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika