Një 26-vjeçar gjendet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit

Në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit, një shtetas i huaj, 26-vjeçar, është gjetur i vdekur

Policia e Kosovës

Të dielën e pesë qershorit, një 26-vjeçar, shtetas i huaj, është gjetur pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit.

Lajmin për PortaliD e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin në fjalë.

“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj”, tha Borovci.

Ai ndër të tjera, ka shtuar se aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmojnë hetimin e ngjarjes, si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika