Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të së premtes, në breg të detit në Durrësit.

Policia e Shqipërisë thotë se është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15.

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton Top Channel.

Tutje thuhet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.