Një apologji e vonuar për Judën

Kush ishte Juda? Në të vërtetë, a është hero, apo tradhtar, a mundet historia, pas mijëra vitesh, ta përmbysë krejt narracionin negativ mbi të?! Autori Amos Oz, me romanin e tij te titulluar Juda, përpiqet të ndërtoj një përcepcion krejt ndryshe me atë që ka ekzistuar deri më tani

Një apologji e vonuar për Judën

Juda, një emër tashmë i njohur i historiografisë religjioze, hero për pakicën dhe  simbol i tradhtisë për shumicën. Emri Judë universalisht shpreh  simbolin, kuptimin, tundimin ndaj parasë dhe konsiderohet si tradhtari më i madh i Mesias. Si është rrëfyer historia nuk kuptimin universal për një nga personazhet më të komentuara, më të cituara të historiografisë jo vetëm biblike por edhe më gjerë? Kështu na është rrëfyer historia për njërin nga apostujt e Jezusit i cili ndryshe nga apostujt e tjerë edhe pse e mohuan apo e përbuzën, barra kryesore i është lënë Judë Iskariotit. Domosdo, rrëfime të tilla, janë konsideruar që të gjitha si të shenjta, edhe rrëfimet mbi jetën e “Mesias” dhe të apostujve të tij.

Besimtarët në radhë të parë, i kishin marrë si të vërteta absolute rrëfimet mbi ato histori, duke bërë që dyshimi të syrgjynosej në pakuptimësi. Dyshimi, në fjalën e shenjtë, në rrëfimet që burojnë nga kjo vepër në vetvete dhe në konotimin religjioz, përbëjnë sakrilegj, dhe si të tilla duhet të ndëshkohen. Prandaj, njerëzimi është i prirur më parë të besoj, sesa të dyshoj, apo mendoj. Dyshimi i përket sferës së filozofisë, gjë që përbën një instrument mjaft të rrezikshëm kundër dogmës.

“Jargavitjet” e mëdha religjioze, bënë demarkimin moral, në mes të predikuesve të së mirës që përfaqësohej nga  Jezusi, dhe  predikuesi i së keqes i tradhtisë, që përfaqësohej nga Juda.  Historiografia  kundërshtuesit i njeh  tashmë  si persona q, që përfaqësojnë të keqen, përqafuan të keqën, dhe si rëndom historia religjioze i ka degdisur drejt Ferrit sepse ata pamundësuan të përhapet fjala e Zotit, me transmetues Jezusin.

Por, a kemi të drejtë ne, pas shumë shekujsh të dyshojmë mbi këto rrëfime që vetëm në hyrje iu mungon sintagma, “na ishte një herë”, që janë trashëguar si shkrime vetëm nga njëra palë, nga pasuesit e Jezusit. A ekziston, apo ka ekzistuar ndonjë shkrim, që ka dëshmuar të kundërtën e atyre që na janë mësuar e thënë? Në disa vepra, flitet që në ungjijtë e shumtë, ka ekzistuar edhe Ungjilli sipas Judës, por që nuk është shpërndarë si kopje fizike, domosdo, e harruar qëllimshëm nga besimtarët e Jezusit si dhe nga institucionet kishtare. E rëndësishme në këtë pikë është akti i vetëvrasjes së Judë Iskaritotit.

Përse Juda bëri vetëvrasje? Kjo është një nga pyetjet më fundamentale me të cilën duhet të merret historia. Gërmimet historike si gjithnjë nxjerrin fakte të cilat janë pro e kundër vet historisë religjioze. A ishte vetëvrasja shenj hakmarrjeje ndaj Jezusit dhe Zotit?! Apo ishte vetndëshkim, gjoja për aktin e tradhtisë nga Juda.

Vetëvrasja e Judës, përbën një akt të thellë të dëshpërimit transcendental, akt i cili diskrediton tërë historinë metafizike judo-kristiane. Duket se Juda, kuptoi absurdin e madh jetësor, përrallat religjioze që qarkullonin e shiteshin nga tuxharët e shumtë ta pajisur me “dhunti” ose siç kishin dëshirë të vetquhenshin të përzgjedhur, që në pazaret e atëhershme mungonte vetëm predikimi për një hyjni. Ai i dha fund jetës së tij, duke e hedhur poshtë determinimin hyjnor.

“Ka vetëm një problem filozofik me të vërtetë serioz: vetëvrasja. Të tregosh nëse ia vlen të jetohet…”( miti i sizifit fq, 7.)

Vetëvrasja si problem filozofiko-religjioz, padyshim se ka zënë vend të rëndësishëm në literaturën botërore. Religjioni e trajton dhe e lufton me tërë forcën e mekanizmat teorik dhe praktik, si aktin më të madh anti-zot. Por, ajo që na intereson është pranimi i vetëvrasjes, dhe vet aktit. A kishte besuar Juda vërtetë në hyjnitetin e Jezusit, dhe të pandehte ose të dyshonte  se ai ishte vërtet Mesia, dhe kur e kishte parë fundin e tij tragjik, kishte bërë vetëvrasje, apo, kishte kuptuar të vërtetën e hidhur siç u tha edhe më lartë se kishte të bënte me një delirant ose skizofren, dhe nga zhgënjimi i madh kishte rënë në vetëvrasje?! Mos ndoshta, Juda ishte sakrifica e parë (kurbani) që të përligjej hyjniteti i Jezusit, dhe kështu të besohej i tërë narracioni mbi hyjnitetin e tij. Kjo sakrificë sublime ngriti në stadin hyjnor vet Jezusin, dhe kjo ngritje vinte si konsekuencë e vet Judes.

Kamy në trajtimin e vetëvrasjes thotë: asnjëherë nuk kam parë njeri të vdesë për hir të argumenteve ontologjike.” Cit po aty. Ndoshta Kamy-se i kishte ikur me ose pa qellim, ngjarja e Jud Iskariotit, edhe pse fjalia thotë s’kam pare, gjë që e justifikon aspektin perceptues të autorit, kurse sa i përket vdekjes dhe vetëvrasjes pikërisht është rasti i Judës, i dhënë nga historia religjioze që demanton Kamy-në. Sipas këtyre argumenteve, Juda bëri vetëvrasje për hir të argumenteve onto-metafizike.

Historia ka nuancat e saja patetike, kur mundohet të ndaj dhe të portretizoj të mirën dhe të keqën, të bukurën dhe të shëmtuarën, racionalen dhe irracionalen. Këto ndarje gjithmonë kanë patur adhuruesit e tyre të shumtë, duke krijuar dualizmin; heronj dhe tradhtar, protagonist-antagonist. Duke humbur kështu objektivitetin dhe duke e reduktuar në subjektivitetin historik.

Kush ishte Juda? Në të vërtetë, a është hero, apo tradhtar, a mundet historia, pas mijëra vitesh, ta përmbysë krejt narracionin negativ mbi të?! Autori Amos Oz, me romanin e tij te titulluar Juda, përpiqet të ndërtoj një përcepcion krejt ndryshe me atë që ka ekzistuar deri më tani.

Teleologjia judo-kristiane

Është shumë e rëndësishme perspektiva  dekonstruktuese, rivlerësuese pse jo dhe humanizuese e Oz-it, mbi tërë historinë judo-kristiane, ku tashmë dihet për heroin dhe anti-heroin, binomin Jezusin-Judën. Tellosi religjioz, ka shënjestruar një akt-tradhtie, që përfundon si akt-vetëvrasje, ku kemi ndëshkimin subjektiv dhe atë objektiv. Por, njëri futet në histori si hero, si Mesia, kurse tjetri si tradhtar.

Njëri fitoi Parajsën, shpërblimin, kurse tjetri Ferrin, ndëshkimin. Realiteti mizor, që mbretëronte pas kapjes së Jezusit, bëri që Juda i vetëdijshëm mbi një barrë të tillë historike, i vetëdijshëm tashme që do të degdisej thellë në rrathët e Ferrit pas vetëvrasjes, e bënë Judën, si refuzuesin e rafinuar dhe të parë të Parajsës. Vetëvrasja në këtë rast është sublime, sepse Juda ishte i vetëdijshëm që do të mbetej në historinë universale si tradhtar. Kjo sakrificë anti-heroike, kjo barrë përbën një heroizëm unik për botën. Reputacioni që gëzojnë të dy këto figura, tashmë është i njohur. Komentimet e shumta, qofshin ato kanonike, apo jasht-kanonike, ndahen në pozitive për Jezusin dhe negative për Judën.

Juda rezulton të jetë një viktimë e pushteteve të shumta të asaj kohe, sidomos në mes farisenjëve, përfaqësuesit e vjetër të religjionit si dhe të Jezusit predikuesit të ri.

Njerëzimi, kishte nevojë për përmbushje sidomos pas aktit të vrasjes së Jesusit. Dikush duhet të ndëshkohej, edhe pse ky ndëshkim njihet në histori më pastaj me përndjekjen e hebrenjve, ose siç quheshin populli zot-vrasës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika