Një artist i ri me zë të veçantë, Ermal Demiri përformon në Radio Dukagjini

Si çdo javë, edhe sonte pjesë e Super Trend-it ishte një artist i ri shumë i talentuar

Emisioni “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin çdo të martë sjell në studion e Radio Dukagjinit zëra të bukur të artistëve të rinj, të cilët përformojnë live.

Sonte i ftuar ishte Ermal Demiri, një artist tejet i talentuar nga Gjilani, i cili megjithëse është vetëm 20 vjeç, ka marrë pjesë në festivale të ndryshme.

E pikërisht një festival ndërkombëtar në vitin 2019 ishte pikënisja e Demirit në muzikë, ku u rëndit në top dhjetëshen e artistëve më të mirë. Një tjetër festival të cilin ai e veçon është “Music Land” në Maqedoninë e Veriut ku Demiri përfaqësoi Kosovën, dhe në mesin e 45 shteteve zuri vendin e dytë.

Pasioni për muzikë e ka përcjellur edhe në studime. Demiri tani vijon vitin e tretë në studimet për muzikë. Ai deri tani ka 2 këngë origjinale. Projekti i parë solo i titulluar “Ëndërr e këputur”, me tekst të dramaturgut Florent Kurtalani, kompozim nga Gëzim Hasani e me melodi të tij në bashkëpunim me kompozitorin. Kënga e dytë është një bashkëpunim me Urata Gashin, i titulluar “Nostalgji”. Për tekstin e këngës Demiri thotë se është përkujdesur vet, për melodinë Urata Gashi  e kompozimin Gëzim Hasani.

Në të ardhmen Demiri synon që të ketë sa më shumë këngë origjinale, si dhe të përformojë në skena të mëdha. Përformancat live nga ai nuk mungojnë në baret në Prishtinë e Gjilan. Ai shton se ka ftesa për të kënduar në festivale në Poloni, Turqi e Rumani.

Shija e redaktorit

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Maqedonia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën ka pritur në takim...

Të fundit nga rubrika