Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton vdekjen e një burri, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij të dielën pas orës 17:00. Sipas raportit 24-orësh, viktima, mashkull kosovar, është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, ndërsa ekipi mjekësor që doli në vendngjarje konstatoi vdekjen. Me urdhër […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton vdekjen e një burri, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij të dielën pas orës 17:00.
Sipas raportit 24-orësh, viktima, mashkull kosovar, është gjetur i pajetë brenda banesës së tij, ndërsa ekipi mjekësor që doli në vendngjarje konstatoi vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e vdekjes.















