Një burrë gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Istog

Një burrë është gjetur të dielën pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një burrë është gjetur të dielën pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Po ashtu, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në e Policisë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika