Një burrë gjendet i vdekur në Gjilan, Policia nis hetimet
Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në qytetin e Gjilanit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe një ekip mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend. “Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, […]
Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në qytetin e Gjilanit.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe një ekip mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.















