Një burrë ka raportuar në Prishtinë se është sulmuar seksualisht nga një burrë tjetër.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 shtator.
Policia ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet përkatëse policore për trajtim të mëtejmë të rastit.
Nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar.