Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të “hetimit të vdekjes” që ka ndodhur të martën në qytetin e Klinës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë ka humbur jetën pasi u rrëzua papritmas teksa po ecte në rrugën “Sadik Rama”, rreth orës 13:40 të datës 5 gusht 2025. 

Ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.