Një burrë shkoi për pushime në Shqipëri, shpallet i zhdukur tash e pesë ditë
Një shtetas nga Kosova është raportuar i zhdukur në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së hënës. Sipas njoftimit zyrtar, një grua nga Kosova ka paraqitur rastin në polici më 17 korrik, duke njoftuar se nuk ka më asnjë kontakt me një të afërm […]
Një shtetas nga Kosova është raportuar i zhdukur në Shqipëri, ku kishte shkuar për pushime.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të së hënës.
Sipas njoftimit zyrtar, një grua nga Kosova ka paraqitur rastin në polici më 17 korrik, duke njoftuar se nuk ka më asnjë kontakt me një të afërm të saj – një mashkull nga Kosova – që kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për pushime dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.
“Shqipëri / 17.07.2025 – 15:33. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte shkuar për pushime në Shqipëri por më pas kanë humbur kontaktet dhe ai më nuk ishte kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij dhe autoritetet janë duke e trajtuar rastin si person i zhdukur.















