Një Call Center në Tiranë mashtronte të huajt, shpallet në kërkim pronari i subjektit

Të mërkurën e 10 gushtit, Policia e Shtetit ka përfunduar operacionin policor "Trade" për një subjekt Call Center në Tianë që mashtronte shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive. Policia e Shtetit e ka arrestuar administratorin e subjektit dhe ka shpallur në kërkim pronarin e Call Center

Hapësira ku Policia e Shtetit kreu operacionin policor "Trade". Pamje të postuara në llogarinë e Policisë së Shtetit në Facebook

Policia e Shtetit në Shqipëri, të mërkurën e 10 gushtit, ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Trade”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë.

Ky operacion policor bëhej për një subjekt Call Center në Tiranë që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Gjatë ditës së sotme është vënë në pranga administratori i një subjekti Call Center, i cili procedon penalisht 5 punonjëse (operatore).

Shpallet në kërkim pronari i subjektit

“Sekuestrohen 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive”, thuhet në postimin e Policisë së Shtetit në Facebook.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit,

– L. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti Call Center.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset V. L., 25 vjeçe, E. H., 22 vjeçe, I. P., 22 vjeçe, S. H., 26 vjeçe dhe A. Ç., 22 vjeçe, të pesta banuese në Tiranë, të punësuara si operatore në këtë subjekt.

Pamje të Call Center në Tiranë

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi G. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi L. Ll. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin G. C., në rrugën “Myslym Shyri”. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuara si operatore shtetaset V. L., E. H., I. P., S. H. dhe A. Ç., të cilat, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex”.

Në postimin e Policisë së Shtetit shktruhet tutje se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare, shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj, që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika