Një çift ngjitet në majën e ndërtesës “Empire State” në Nju Jork, bën propozim martese dhe arrestohet nga policia

Një çift i veshur me të zeza dhe me maska ka arritur të ngjitet deri në majën e spires së Empire State Building në Nju Jork, ku më pas ka zhvilluar një skenë të pazakontë propozimi martese.

Sipas mediave ndërkombëtare, dy personat shpalosën një baner me mbishkrimin: “When the power of love beats the love of power the world knows peace” (“Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtet, bota njeh paqen”).

Pas zbritjes në një platformë më të ulët të ndërtesës, njëri prej tyre është ulur në gjunjë dhe ka propozuar martesë, duke i dhuruar unazë partnerit. Më pas ata janë puthur dhe kanë vazhduar zbritjen.

Policia e Nju Jorkut (NYPD) ka bërë të ditur për BBC se dy personat janë marrë në ndalim, ndërsa kanë qëndruar në majë të ndërtesës për rreth 10 minuta. Deri tani nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Dyshohet se bëhet fjalë për alpinistët urbanë Angela Nikolau dhe Ivan Beerkus, të njohur për ngjitjet e tyre në ndërtesa të larta në mbarë botën dhe për dokumentarin “Skywalkers: A Love Story”.

Një zëdhënës i Empire State Building ka deklaruar se incidenti ka qenë i paautorizuar, por nuk ka paraqitur rrezik për vizitorët apo personat brenda ndërtesës, duke theksuar se platforma e observimit ofron mënyra të sigurta për propozime martesore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika