Një çiklist goditet për vdekje nga një veturë në Lluga të Podujevës
Vetura ka goditur një çiklist të dielën në fshatin Lluga të Podujevës – si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Kështu ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka bërë të ditur se viktima që po lëvizte me biçikletë, u godit për vdekje nga një automjet në lëvizje. […]
Vetura ka goditur një çiklist të dielën në fshatin Lluga të Podujevës – si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Kështu ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se viktima që po lëvizte me biçikletë, u godit për vdekje nga një automjet në lëvizje.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Dukagjinin.
Sipas saj, aktualisht policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.















