Një cisternë me ujë të pijes vendoset në një parking të Vushtrrisë
Një cisternë me ujë të pijes është vendosur në një parking në Vushtrri me ç’rast, qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijes. Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” e cila ka bërë të ditur janë duke u bërë përpjekje që Impianti i Balincit të fillojë prodhimin e ujit. “Cisterna […]
Një cisternë me ujë të pijes është vendosur në një parking në Vushtrri me ç’rast, qytetarët mund të furnizohen me ujë të pijes.
Lajmin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” e cila ka bërë të ditur janë duke u bërë përpjekje që Impianti i Balincit të fillojë prodhimin e ujit.
“Cisterna me ujë të pijes është vendosur në parkingun e madh përballë bankës “Raiffeisen” dhe të gjithë qytetarët e interesuar mund të furnizohen me ujë të pijes. Nga ana tjetër jemi duke bërë përpjekje maksimale që edhe Impianti i Balincit të filloj prodhimin/trajtimin e ujit.Për zhvillime të reja do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.
Përgjatë ditëve të fundit, reshjet e mëdha të shiut në Kosovë kanë shkaktuar vërshime e njëherit, nga këto të fundit janë shkaktuar edhe dëme. Si rrjedhojë, uji për pirje në shumë pjesë të Kosovës është turbulluar.















