Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në Konventën e shefave të policive në Europol

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, është takuar me zyrtarë të Europolit si dhe me zyrtarë policorë të vendeve fqinje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti





Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, bashkë me një ekip të policisë, të mërkurën kanë marrë pjesë në konferencën vjetore të shefave të policive, e cila organizohet nga Europol dhe presidenca çeke e BE-së

Konventa e shefave të policive po mbahet në selinë e Europol-it në Hagë.

Në këtë konferencë, Hoti ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të Europolit, si dhe me zyrtarë të vendeve fqinje.

“Gjatë rrjedhës së kësaj konvente ud/drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Hoti, ka zhvilluar edhe disa takime bilaterale mjaft të rëndësishme si me zëvendësdrejtorin ekzekutiv për operacione të Europol-it z.Jean -Philippe Lecouffe, me zëvendësdrejtorin e Policisë shqiptare, z Tonin Vocaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut z.Sasho Tasevski, drejtorin e Policisë së Kroacisë, z.Nikola Milina, dhe zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të BKA z.Michael Kretchner”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, në njoftim thuhet se në këto takime janë diskutuar tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë, bashkëpunimin policor me vendet e tjera që do të mund të shërbejnë për zhvillimin profesional të organizatave policore.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika