Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën zgjati armëpushimin me Iranin, derisa, sipas tij, të paraqitet një propozim për përfundimin përfundimtar të konfliktit.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, presidenti tha se zgjatja erdhi për shkak se qeveria iraniane është “seriozisht e përçarë” dhe shtoi se zyrtarë nga Pakistani e kanë kërkuar këtë veprim, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Trump gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë bllokadën e porteve iraniane.
Më herët gjatë së martës, Trump tha në një intervistë televizive se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit nëse SHBA-ja nuk arrin një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit deri në afatin e së mërkurës në mbrëmje (sipas orës lindore të SHBA-së).