Një ditë pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti: Vendosëm sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar një ditë pas mbledhjes së Qeverisë, ku është marrë vendimi për sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Mledhja e 78-të e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka treguar për miratimin e vendimeve për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare në mbledhjen e 78-të të qeverisë, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka ritheksuar rreshtimin e Kosovës si ndër vendet e para me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Ai, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me qëllim të mbrojtjes së paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, kanë vendosur masa restriktive për terrorizëm.

“Pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi”, ka shkruar Kurti.

May be an image of 4 people and people standing

Duke marrë parasysh nevojën për krijimin e mekanizmave sa më efikas, i pari i ekzekutivit ka thënë se gjatë kësaj mbledhje është miratuar Projektligjin për zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara.

Po ashtu, është plotësuar Programi Legjislativ për vitin 2022 i Qeverisë së Kosovës.

“Miratuam nismën për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e Arkivave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit”, ka shtuar Kurti.

Ndërkohë, ai ka thënë se i është hapur rruga bashkëfinancimit të bursave të arsimit të lartë në nivelin master me miratimin e nismës për marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika