Një ditë pas protestës kundër diskriminimit nga Beograd, shkruhet grafiti “vdekje shqiptarëve” në Bujanoc
Të hënën e 12 gushtit [dje] shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar kundër diskriminit nga Beogradi zyrtar. “Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”. Këto ishin disa nga kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kanë protestuar të hënën kundër diskriminimit nga Beogradi. E një […]
Të hënën e 12 gushtit [dje] shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar kundër diskriminit nga Beogradi zyrtar. “Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”. Këto ishin disa nga kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kanë protestuar të hënën kundër diskriminimit nga Beogradi.
E një ditë pas, serbët atje kanë shkruar një grafit që nxit urrejtje ndëretnike. “Vritni shqiptarët” është shkrimi i tyre para Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfi, përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është shkruar një grafit me shkrimin ” Vdekje shqiptarëve”. Lidhur me këtë, ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa.
“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit ‘vdekje shqiptarëve’. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.















