Një e mitur arrestohet në Pejë për tentim sulmi me thikë ndaj bashkëmoshatares
Një e mitur është arrestuar të hënën në Pejë, pasi dyshohet se kishte tentuar të sulmonte me thikë një të mitur tjetër. Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar më pas në procedurë të rregullt . Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje […]
Një e mitur është arrestuar të hënën në Pejë, pasi dyshohet se kishte tentuar të sulmonte me thikë një të mitur tjetër.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka njoftuar se mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar më pas në procedurë të rregullt .
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje dhe sulm”.
“Pejë 23.12.2024-10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi që e njëjta kishte tentuar të sulmonte fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare e mitur. Mjeti i mprehtë është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.















