Një e vdekur dhe 4 të lënduar në Prevallë, i goditi rrufeja
Me aq shpejtësi sa mund po vrapon, që të i’u dal në ndihmë. Ky pjestarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me kolegët e tij, po iu dalin në ndihmë disa personave që u goditën nga rrufeja këtu në Prevallë. Ata përveç ofrimit të ndihmës së parë, erdhën edhe me ambulancë dhe mjete […]
Me aq shpejtësi sa mund po vrapon, që të i’u dal në ndihmë.
Ky pjestarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me kolegët e tij, po iu dalin në ndihmë disa personave që u goditën nga rrufeja këtu në Prevallë.

Ata përveç ofrimit të ndihmës së parë, erdhën edhe me ambulancë dhe mjete të tjera ushtarake, që personat e lënduar të marrin ndihmën e nevojshme.
Menjhërë pas kësaj me urgjncë u nisën drejt spitalit më të afërt.
Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për një grua që ndërroj jetë, nga plagët e marra.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona, viktima femër e moshës 64-vjeçare nga Ferizaji ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit,” njoftoi zwdhwnwsi i policisw nw Prizren, Shaqir Bytyqi.
Gjithë ngjarjën thuajse e pa edhe Nazim Berisha, që ishte në pushime në Prevallë.
“Së pari u ndi një krisëm, si lloj pushke, dhe mandej kur na jemi në veturë, erdhën të FSK-së, si gjip bnë formë gjipi, aty e morrën njanën me lese dhe e shtinën mrena, kurse ambulanca u ndalë më poshtë i morën dy të tjerë dhe u quan në ambulance,” tha dwshmitari.
Berisha shton se aty dolën në ndihmë edhe qytetarët,
“Ka pasë edhe qytetarë më vonë erdhën edhe nja 5-6 të tjerë, une e pyta tha ka dy të lënduar shumë rëndë, kurse të tjerët kanë qenë kështu më lehtë,” shtoi Berisha.
Aty pastaj erdhwn edhe ekipet e Policisë së Kosovës.
Të cilët rrethuan vendin e ngjarjës për disa orë, duke mbledhur provat e nevojshme për rastin,
Pas disa orësh, edhe ata u larguan.
Kurse ekipët e Forcës së Sigurisë së Kosvoës vazhdojnë të qëndrojnë dhe dalin në ndihmë qytetarëve atje, sidmos pas zjarrëve që janë shkaktuar ditëve të fundit, e që shiu i kësaj të diele i ndali.















