Një fëmijë 7-vjeçar humb jetën pasi përplaset nga vetura në Elbasan

Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, pasi është përplasur nga një automjet pranë një shkolle.

Sipas Policisë së Elbasanit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një veturë e drejtuar nga një 61-vjeçar me inicialet P.B. ka goditur të miturin.

Si pasojë e plagëve të marra, fëmija ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat dhe ndaj tij po zhvillohen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika