Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë
Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të dielën në rrugën “Wesley Clark” në Pejë. Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 12:55. Si pasojë e përplasjes, fëmija është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. “Rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për […]
Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë të dielën në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Policia e Kosovës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 12:55.
Si pasojë e përplasjes, fëmija është dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë për trajtim”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ende nuk dihet gjendja e fëmijës, ndërsa Policia po merret me hetimin e rastit.















