Një foshnje dërgohet e vdekur në Emergjencën e Mitrovicës, policia nis hetimet
Një foshnje është dërguar pa shenja jete në emërgjencën e Spitalit të Mitrovicës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, rasti ka ndodhur në orët e para të 2 janarit, njofton Dukagjini. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar” për çka edhe kanë nisur […]
Një foshnje është dërguar pa shenja jete në emërgjencën e Spitalit të Mitrovicës.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, rasti ka ndodhur në orët e para të 2 janarit, njofton Dukagjini.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar” për çka edhe kanë nisur hetimet.
“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 02.01.2026 – 05:55. Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.















