Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti po hetohet

Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 7 shtator, rreth orës 07:00. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Të fundit nga rubrika