Një foshnje e porsalindur është gjetur brenda një qeseje të zezë në Prishtinë, pranë një deponie të mbeturinave.

Lajmi është konfirmuar për Dukagjinin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual, është ne ndërmarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore për ketë çështje.

Për me shume informacione ju njoftojmë në vazhdimësi”, kanë thënë nga prokuroria.