Policia e Kosovës ka nisur hetimin e vdekjes së një foshnjeje të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se foshnja po trajtohej në QKUK dhe se nuk dihen rrethanat se si ka vdekur.

“Viktima foshnje e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.