Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në QKMF në Istog, nisin hetimet për vdekjen
Një foshnjë pa shenja jete është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, prokurori ka vendosur që trupin ta dërgojë për obduksion, ndërsa rasti ka nisur si hetim për vdekje. “Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës […]
Një foshnjë pa shenja jete është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, prokurori ka vendosur që trupin ta dërgojë për obduksion, ndërsa rasti ka nisur si hetim për vdekje.
“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.















