Një foshnjë vdes gjatë lindjes në Gjakovë – rasti po hetohet
Një foshnje ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në spitalin e Gjakovës. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën (6 korrik 2025), rreth orës 12:30. “Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po […]
Një foshnje ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në spitalin e Gjakovës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën (6 korrik 2025), rreth orës 12:30.
“Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.















