Porta e Prishtinës mbeti e paprekur në ndeshjen e së dielës ndaj Llapit.

Arsyeja kryesore pa asnjë dyshim ishte Agron Kolaj.

Gardiani 21 vjeçar nuk e lejoi asesi që të tundet rrjeta.

No description available.

Me disa pritje të jashtëzakonshme ai dha sinjale që në kryeqytet nuk ka zbarkuar për të qëndruar në stol.

Për Kolaj-n kjo ishte paraqitja e parë më bardhekaltërit në elitën e futbollit kosovar.

Por, për pozitën e titullarit ai nuk do ta ketë fare të lehtë, sepse do ketë konkurencë të fortë me Ardit Nikën.

Kolaj në të kaluarën ka qenë pjesë e grumposhave U-21 të Kombëtares së Kosovës, teksa si adoleshent e kishte djersitur fanellën e Besës së Pejës në Superligë.