Një grua 30 vjeçare vdes në rrethana të dyshimta
Në këtë banesë pesë katërshe në rrugën “Ferat Dragaj” në Kodrën e Diellit u gjetë e vdekur një grua 30 vjeçare. Me të pranuar informacionin, Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipor mjekësore kanë konstatuar vdekjen e saj. Pas policisë në vendin e ngjarjes erdhën edhe Mjekësia Ligjore për të bërë […]
Në këtë banesë pesë katërshe në rrugën “Ferat Dragaj” në Kodrën e Diellit u gjetë e vdekur një grua 30 vjeçare.
Me të pranuar informacionin, Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipor mjekësore kanë konstatuar vdekjen e saj.
Pas policisë në vendin e ngjarjes erdhën edhe Mjekësia Ligjore për të bërë ekzaminimin e trupit të pa jetë.
Në ndërkohë, Prokuroria e Prishtinës këtë rast po e trajton si vdekje në rrethana të dyshimta.
“Është gjetur një trup pa shenja jete (femër).Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka te beje me vdekje ne rrethana te dyshimta, mirëpo Prokuroria ne koordinim me te gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar te gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Prokuroria e Prishtinës.
Në ndërkohe, dikush këtë rast fillimisht e kishte lajmëruar në emergjencë. Detaje për rastin dha doktori I emergjencës, Avdyl Pacolli
AUDIO “Emergjenca ka marr thirrje e dyshimtë dhe me te merri ekipa ne vendin e ngjarjes shkallve ka pas shenja gjaku në pallton e katërt jemi hasur me një person 30 vjeçare femër pa shenja jete. Ne kemi thirrur policinë dhe me te po merret Mjekësia Ligjore dhe prokuroria”, ka theksuar Avdyl Pacolli – Doktor.
Në vendin e ngjarjes erdhën edhe ekipet relevante të cilat pastrojnë vendin e ngjarjes.















