Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar dhunimi, pasi një grua ka kryer abort në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas raportit zyrtar të policisë, rasti është raportuar më 20 mars dhe me vendim të prokurorit është iniciuar si “dhunim”.

“DHUNIM-Prishtinë. Më 20.03.2025 raportohet se viktima femër kosovare ka kryer abortin në Klinikën Gjinekologjike. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti si më lartë dhe është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.