Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën një grua është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Podujevës.
Sipas raportit policor, vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Dukagjini.
“Raportohet se nga familjarët është sjellë në Urgjencë një femër kosovare e moshës rreth 44 vjeçare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.