Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF në Suharekë, Policia nis hetimet
Një rast “Hetim i vdekjes” është iniciuar mbrëmjen e së shtunës në Suharekë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 14 dhjetor rreth orës 21:50, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është dërguar një grua pa shenja jete. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit të […]
Një rast “Hetim i vdekjes” është iniciuar mbrëmjen e së shtunës në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 14 dhjetor rreth orës 21:50, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë është dërguar një grua pa shenja jete.
Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u trajtuar si hetim i vdekjes.















