Një grua e çon gjyshin e saj të vdekur në bankë për të marrë një kredi

Një grua në Rio de Janeiro të Brazilit, ka dërguar gjyshit të saj të vdekur në bankë për të marrë një kredi prej 3 mijë e 250 dollarësh

Foto GB News.

Në një bankë në Rio de Janeiro të Brazilit, një grua detyroi një burrë 68-vjeçar të vdekur të nënshkruante për një kredi.

Erika Vieira Nunes e futi kufomën 68-vjeçarit në bankë dhe përpiqej ta bindë atë të firmoste dokumentin për një kredi prej 3 mijë e 250 dollarë.

Pamjet e sigurisë tregojnë gruan duke u përpjekur të vendoste stilolapsin në dorën e të vdekurit për të firmosur dokumentin, ndërsa ajo e inkurajonte atë të nënshkruante.

Megjithatë, burri nuk reagoi, duke i shtyrë zyrtaren e bankës të dyshonte në situatën.

Pasi kuptoi se burri ishte i vdekur, zyrtarja e bankës mori menjëherë masa dhe thirri policinë.

“Unë nuk mendoj se kjo është e ligjshme. Ai nuk duket mirë. Ai është shumë i zbehtë”, i kishte thënë gruas punonjësja e bankës.

Gruaja më pas e arsyeton se ai nuk përgjigjet asnjëherë dhe se është vetë mënyra e tij e sjelljes.

Si pasojë, gruaja u arrestua dhe kufoma u dërgua në morg.

Mjekët në vendngjarje konfirmuan se pensionisti i ndjerë, Paulo Roberto Braga, 68 vjeç, kishte ndërruar jetë disa orë më parë.

Gruaja që e futi në bankë, i ka thënë policisë se ajo ishte mbesa e tij, si dhe kujdestare e tij.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika