Një grua gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet
Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Fushë Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës 10:35, nga një dëshmitar. “Një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar për një viktimë femër kosovare pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka […]
Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 qershor, rreth orës 10:35, nga një dëshmitar.
“Një dëshmitar mashkull kosovar ka raportuar për një viktimë femër kosovare pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.















