Një grua gjendet pa shenja jete në Obiliq

Një grua është gjetur pa shenja jete rreth orës 18:00 në Obiliq, rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”

Një grua është gjetur pa shenja jete rreth orës 18:00 në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika